Site icon PrishtinaPress

Avionët serbë afër Kosovës, ish-ushtarakët thonë se s’ka vend për shqetësim

Në Rusi, po priten si heronj, por në Donbas të Ukrainës këta ushtarë rusë vranë e shkatërruan çka do që u doli përpara. Në këtë formë, të sot në Sheshin e Kuq të Moskës, u shënua Dita e Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore. E shembullin e tyre, e ndoqën edhe fëmijët rusë në Moskë. Kjo ditë, nuk mbeti pa u shënuar as në shtetin serb.

Ministria e Mbrojtjes në Serbi njoftoi se në 17 qytete, do të ngrihen avionët luftarakë për ta shënuar këtë ditë. Një nga këto qytete, ishte edhe Leskovci pranë kufirit me Kosovën.

Sipas ish-kolonelit të FSK-së, Afrim Veseli, ky është një mesazh për Kosovës, por shton se nuk ka vend për shqetësim.

“Sa i përket çështjes së sigurisë, nuk duhet të brengosemi, sepse ata nuk guxojnë t’ia mësyjnë Kosovës, sepse hapësira ajrore në Kosovë mbrohet nga NATO, sa për ne nëse kanë para, të gjithë aeroplanët le t’i ngenë”, tha ai.

Për kolonelin në pension është i çuditshëm edhe fakti se pse serbët e rusët e festojnë këtë ditë.

“Shteti serb dhe ushtria e saj, me luftërat në ish-Jugosllavi, me Srebrenicën që në një ditë 8 mijë burra të vrarë dhe gjithë ato shkatërrime në Kroaci, në Kosovë me 20 mijë viktima e shumë të dhunuar, e feston një ditë të fitores kundër nazizmit, çfarë ka bërë Serbia me pak sesa nazistët në atë kohë?”, shtoi ai.

Ndërkohë sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, këto manovra të shtetit serb, lidhen edhe me bisedimet Kosovë – Serbi.

“Presioni ushtarak të ndikojë në tavolinën e bisedimeve, sepse e dimë që 13 maji sipas diplomantëve ndërkombëtarë gjerman, do të arrihet një marrëveshje për targat”, tha Shala.

Përveç paradës ushtarake, në Beograd sot u organizuan edhe marshe qytetare. Këta me simbolin Z në duar, fotografi të Vladimir Putin-it dhe flamuj rusë, treguan edhe një herë mbështetjen ndaj agresionit rus në Ukrainë./Tëvë1/

Exit mobile version