Katër avionë rusë u identifikuan dhe gjurmuan një ditë më parë nga Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).
Sipas Norad, 4 avionët e Moskës ishin në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Alaskës më 13 shkurt.
“Avionët rusë qëndruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hynë në hapësirën ajrore të SHBA-së apo Kanadasë”, shkruan NORAD.
“Ky aktivitet rus në ADIZ të Amerikës së Veriut ndodh rregullisht dhe nuk shihet si kërcënim dhe as aktiviteti nuk shihet si provokues. NORAD e kishte parashikuar këtë aktivitet rus dhe, si rezultat i planifikimit tonë, ishte përgatitur për ta kapur atë”, shpjegon NORAD.
Ndërveprimi rus nuk mendohet të jetë i lidhur me ndonjë nga aktivitetet e objekteve ajrore gjatë dy javëve të fundit, thuhet më tej në njoftim./A2news