2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avio-biletat nga Kukësi drejt Evropës, deri katërfish më të lira sesa nga Prishtina

Qytetarët e Kosovës, një biletë aeroplani e paguajnë më shtrenjtë se ata të vendeve të rajonit. Për një biletë aeroplani me destinacion vendet e Evropës, kosovarët paguajnë më shtrenjtë në Aeroportin e Prishtinës, krahasuar me vendet fqinje. Shpeshherë ata detyrohen të zgjedhin Shkupin apo Tiranën, për shkak të çmimeve më të ulëta të avio-biletave.

54.55 euro kushton një avio-biletë në linjën e fluturimit nga Kukësi për në Basel-Mulhouse, nëse udhëtimi planifikohet me 14 prill.

Mirëpo, destinacioni i njëjtë nga Aeroporti i Prishtinës, me të njëjtën kompani ajrore, është disa herë më i shtrenjtë. 119 euro kushton bileta nga Prishtina e cila vlen për datën 11 prill.

Edhe për në Vjenë, biletat e aeroportit janë më të shtrenjta nga Prishtina. Vetëm një drejtim nga Prishtina në Vjenë, kushton 119.99 euro. Ndërsa, nga Kukësi në drejtim të Vjenës, një biletë është 64.99 euro.

Nëse planifikoni një udhëtim nga data 11 prill në drejtim të Memingenit në Gjermani nga Kukësi, bileta vlen 99 euro.

Me datën 11-12 prill, bileta në drejtim të Karlsruhe/Baden-Baden ka çmimin e njëjtë nëse nisja bëhet nga të dyja qytetet.

Si nga Kukësi ashtu edhe nga Prishtinë, bileta është 99.99 euro.

Lidhur me çmimet e shtrenjta të biletave në Aeroportin e Prishtinës, ka alarmuar të hënën edhe deputeti Haki Abazi.

Abazi. përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se me çmimet e shtrenjta të biletave, i është “shpallur luftë” diasporës.

Ai ka krahasuar çmimet e avio-biletave të Aeroportit të Beogradit me ato të Aeroportit të Prishtinës. Sipas të dhënave që ka publikuar deputeti, çmimet e avio-biletave në Prishtinë prenotohen disa herë më shtrenjtë sesa në Beograd.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img