1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avdyli thotë se pakënaqësitë lidhen me postet e zëvendësministrave

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar për zhvillimet e fundit në këtë iniciativë politike.

Avdyli, përmes një shënimi në Facebook, ka thënë se askush nuk mund të flasë në emër të Listës Guxo pa u mbajtur ku

Duke iu referuar disa deklaratave të disa zyrtarëve të kësaj iniciative në Ferizaj, Avdyli thotë se pakënaqësitë e tyre dalin për shkak se të njëjtët nuk kanë mundur të marrin poste zëvendësministrash.

“Ata të cilët që pas 1 muaj fushate zgjedhore s’munden t’i marrin postet e zëvendësministrit, s’mund të flasin as të thirren në emër të kapitalit të politik Vjosa Osmanit e Listës Guxo. Sepse as s’është e drejtë, as morale e as që i ka autorizuar e as si ka zgjedhur askush as koordinator as kryetar për të përfaqësuar këtë kapital politik. Pasi të mbahen kuvendet në degë e kuvend qendror ata edhe mund të flasin për subjektin tonë”.

Avdyli thotë se këta persona mund të flasin vetëm si ish-përkrahës të “kauzës së ndryshimit”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje më tej ka akuzuar këta aktivistë se po bëjnë plane me PDK-në për të dëmtuar Listën Guxo.

“Ata edhe kanë drejtë edhe të kenë ambicie, edhe të organizohen edhe si iniciativë të pavarura edhe mund ti bashkohen PDK apo AAK por jo me logon GUXO e duke keqpërdor foton e Presidentes Osmani. Marrëveshja me PDK për të dëmtuar frymën e ndryshimit LVV Guxo që po qarkullon në opinion në Ferizaj s’mund ta bëjnë të vetëshpallurit kryetar apo koordinator e assesi s’mund ta bëjnë duke u thirrur në emër të frymës ndryshimit të 14 shkurtit që ka sublimuar nga parimet politike të Vjosa Osmanit”, ka shkruar tutje Avdyli.

Ndryshe, disa zyrtarë të Listës Guxo në Ferizaj e Gjakovë nuk janë pajtuar që kjo iniciativë do të shkojë në zgjedhje në lista të përbashkëta me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lista Guxo në Ferizaj përmes një komunikate për media kanë deklaruar se me datën 3 korrik 2021 është marrë vendim që të garojmë si subjekt i veçantë në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale.

Kryetari i Listës Guxo në Gjakovë, Rrustem Leti ka deklaruar se Qendra është duke marrë vendime në krye e në veti.

Ai ka thënë se nuk është përcaktuar ende se si do të hyjë në zgjedhe dhe se me Lëvizjen Vetëvendosjen nuk kanë qenë kurrë së bashku në Gjakovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img