Site icon PrishtinaPress

Avdyli: Seancat e Kuvendit shumë herë po e luajnë rolin e një seance të gjyqit

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka folur në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin, ka thënë se se deputetët e kuvendi të Kosovës i kanë shndërruar seancat në sallë të gjyqi ku sipas tij ata shpeshherë e marrin rolin e gjykatësit dhe prokurorit.

“Seanca e Parlamentit të Kosovës dhe dje dhe shumë herë po e luajnë rolin e një seance të gjyqit, ku deputetët herë bëhen prokuror e herë gjykatës”.

Ndërsa sipas tij këto veprime janë duke i bërë deputetët që gojën e kanë plotë me për pavarësinë e Sistemit të Drejtësisë.

“Ne normalisht se duhet ta mbrojmë pavarësinë e gjyqësorit dhe nuk duhet të përzihem në punët e gjyqësorit. Gjithmonë duke kërkuar që gjyqësori të jetë i drejtë e  jetë i barabartë për gjithsecilin e qytetarë të Kosovës”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se deputetët e Kosovës duhet ta mbrojnë pavarësinë e sistemit të Drejtësisë.

 

Exit mobile version