5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Avdyli: Qeveria e ardhshme është LDK-PDK

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili nuk ka nënshkruar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, i inicuar nga partia e tij, ai veprimin e tij e ka arsyetuar se po përgatitet një koalicion LDK – PDK.

“Qëllimi është që qeveria e ardhshme është LDK – PDK, dhe kjo është për ta përgatitu opinionin dhe kushtet më të mira do të ishin mbajtja e zgjedhjeve”, tha ai dhe shtoi se për shkak të situatës që jemi, është dashur që të pritet një muaj apo dy muaj dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.

Ai për T7 tha ka thënë se vendimi i Këshillit të Përgjithshëm është që të ketë vija të kuqe me PDK-së, “por për fat të keq tjetër rrugë unë nuk po shoh, ndoshta dikush tjetër sheh”.

Ai po ashtu pohoi se ka pa disponimin e kolegëve të tij, që gjithë kanë qenë për mos me shkuar në koalicion me PDK-në.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse do të ndaj ë rrugët me LDK-në, nëse kjo parti hynë në koalicion qeverisës me PDK-në, por deklaroi se nëse dërgohet në Kuvend vendimi Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ai tha se nuk do të votojë për këtë, pasi nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img