Shefi i grupit parlamentare të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku më deputetin tjetër të LDK-së, Driton Selmanaj, kanë vizituar kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kryetari Jashari ka treguar se kanë diskutuar për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova, si dhe për tema të tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin institucional ndërmjet Parlamentit të Kosovës dhe Komunës së Skenderajt.

Ja postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Sot kam prit në një takim deputetët e Parlamentit të Kosovës, profesor Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, të shoqëruar edhe nga anëtari i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Isa Fejzullahu, me të cilët kemi diskutuar për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova, si dhe për tema të tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin institucional ndërmjet Parlamentit të Kosovës dhe Komunës së Skenderajt.

Çdo përkrahje për projektet zhvillimore në të mirë të qytetarëve të Skenderajt, është e mirëpritur nga ana ime dhe Qeverisë sime.

Përfitova nga rasti t’i falënderoj për mbështetje që i kanë dhënë projekt-ligjit për Ushtrinë e ardhshme të Kosovës.