“Kjo Marrëveshje mund të konsiderohet një prej ngjarjeve më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë”.
Kështu ka thënë për Marrëveshjen Ekonomike të Uashingtonit ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Këto komente i bëri në Kanal 10, pikërisht në ditën kur mbushet një vit që nga data e asaj marrëveshjeje nën ndërmjetësimin e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.
Një vjetori i marrëveshjes ia largon Kosovën “prangat” që të aplikojë në anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare.“Është e rëndësisë së njëjte me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e cila u nënshkrua nga ish-kryeministri Mustafa në vitin 2016. Si e tillë ka vendosur një gurthemel në konkretizimin e partneritetit strategjik që Kosova e ka pasë gjithmonë me SHBA.”, ka thënë Hoti.
Marrëveshja e Uashingtonit ishte nënshkruar më 4 shtator ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Dy shtetet nënshkruajtën dy dokumente të ndryshme, të cilat i servoi Donald Trump bashkë me emisarin e atëhershëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Rezultat i asaj marrëveshjeje erdhi edhe njohja e Izraelit për Kosovës, marrëdhëniet diplomatike u vendosen më 1 shkurt.
Kosova dhe Serbia kishin kusht që ambasadat e tyre t’i kenë në Jerusalem. Prishtina e bëri, Beogradi jo.
Ndërsa, për Liqenin e Ujmanit është bërë një studim i fizibilitetit.
Marrëveshja u cilësua “e dëmshme” nga opozita e atëhershme që tash është në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje.
Madje, qëndrimi s’e kanë ndryshuar as në Qeveri, pasi kjo marrëveshje nuk është ratifikuar në Kuvend.
Këtë marrëveshje ekonomike, Donal Trump e ka përmendur disa herë gjatë kampanjës për president, nëntorin e vitit të kaluar.
Madje, opozitari atëhershëm, Albin Kurti, thoshte se “4 shkurti i shërben veç Trump-it për fushatë”.
Sipas nënshkruesit të marrëveshjes nga pala kosovare, Avdullah Hot, “VV ka bërë gjithë propagandën kundër marrëveshjes së Uashingtonit”.