1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avdullah Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

“Sot e kam bërë testin për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.

Përveç Hotit edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa e disa deputetë të tjerë  të kësaj partie, më herë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Disa prej tyre tani më kanë njoftuar se janë shëruar nga virusi.

Sipas të dhënave të fundit, deri më 2 gusht, në Kosovë janë regjistruar 8,799 raste me coronavirus. Prej tyre, 249 pacientë kanë vdekur dhe 4,863 janë shëruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img