Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale — për ne, jo për ShBA-në.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar Kosova duhet të angazhohet për të mirëmbajtur miqësinë e përhershme me ShBA-në, që është mbështetësi kryesor i vendit tonë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale — për ne, jo për ShBA-në. Prandaj duhet të angazhohemi të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë tonë të përhershmë me ShBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës.
Për më tepër, ne ndajmë vlerat e përbashkëta si:
(1) përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive,
(2) mbrojtja dhe avancimi i demokracisë,
(3) shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin,
(4) ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe
(5) ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive.
????????????????????