2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Avdullah Hoti liron nga detyra Meliza Haradinajn

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,  Avdullah Hoti, ka liruar sot nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ministrja në detyrë Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Hotit, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia, raporton Express.

Dorëheqja e saj vjen pas publikimit të një video-incizimi në media, ku pretendohet se burri i saj, Dardan Stublla, ia ka blerë votat asaj.

Lajmin se ka dhënë dorëheqje e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka kërkuar rinumërim total të kutive të votimit.

“Për këto arsye, dyshimet janë të bazuara që ka keqpërdorime edhe të kutive tjera, andaj KËRKOJ RINUMËRIM TOTAL. Faktet do t’i paraqes në organet kompetente”, ka shkruar ajo në Facebook.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img