1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të zyrtarizojë vendimin që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme paralamentare që pritet të mbahen në muajin e parë të vitit 2021.

Hoti aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës, LDK kishte vendosur që ai të jetë në këtë pozitë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Burime brenda takimit të Kryesisë së LDK-së  i kanë thënë se Avdullah Hoti do të jetë kandidat i tyre për kryeministër.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës u rrëzua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë shpall të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e kësaj qeverie, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Kushtetuesja ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Osmani tashmë ka përfunduar takimet me krerët e partive politike dhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, ku është diskutuar për zgjedhje. U.d e presidentes ka bërë të ditur se zgjedhjet do të shpallen sapo aktgjykimi t’u dorëzohet palëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img