Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti priti në takim mikun e Kosovës dhe të Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, Bernard Kouchnerin.
Kouchner vlerësoi lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtet ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, falënderoj Kouchnerin për angazhimin tij në shtet ndërtimin e vendit si dhe e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Francës si dhe të vet Kouchner në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.