Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mendon se dyshja më e lartë udhëheqëse e vendit, Vjosa Osmani e Albin Kurti janë problem për sigurinë evropiane.
Këto deklarime i bëri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ndërsa hodhi kritika ndaj krerëve shtetërorë.
Ai mes tjerash tha se kjo dyshe nuk është e aftë për të qeverisur, teksa binonim respektiv e etiketoi si fatkeq.
“Me të gjitha sfidat që ka pasur, Kosova nga viti 2008 ka qenë një vend që ka promovuar normalitet e paqe, një shtet i ri demokratik që ka kërkuar mbështetjen e partnerëve për integrim euro-atkantik.
Ndërkaq, tani është e qartë për të gjithë se me politikën e jashtme jo-perëndimore të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore”, shkroi ndër tjerash ai.