1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avdiu thotë se Loredana, Majk e Buta nuk bëjnë art, kritikon ashpër tekstet e tyre

Aktivistja, Zana Avdiu ka kritikuar disa këngëtare të zhanrit hip-hop për tekstet e tyre.

Ajo thotë se shumica e atyre teksteve nuk përfaqësojnë asnjë vlerë dhe se shumica janë motivuese për të bërë krime.

“Nuk mund ta quajmë art atë që e bëjnë këta. Shumica përdorin gjuhë denigruese ndaj femrave. Mburren me krime. Ofendojnë gjykatat shtetin e institucionet. Ende nuk e di pse kurrë nuk janë marrë masa ndaj këtyre teksteve ku femra konsiderohet si objekt ndërsa flitet për marrjen e drogës dhe përdorimin e tyre. Përveç vrasjeve. Kemi edhe nga ta që po akuzohen në gjyakta për përdhunim të të miturave ”, tha ajo në emisionin PRessing në T7.

“Një këngëtar i njohur si Majk, e ka një spot ku e ‘rreh’ një femër me parë. Ky personi në foto(Buta) tregon se si gjuan me armë e pastaj si i ka ikur gjykatave. Mos të flas më shumë. Ka edhe femra. Ajo Loredana e dini se për cka është akuzuar në Zvicër. Këto duhet të ndalohen. Ndikimi i tyre tek të rinjtë është i madh. Shoqëria ka filluar të respektojë njerëz që nuk janë të edukuar, por respekton meshkuj që kanë muskuj, para e po ngasin vetura”, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img