Kiara si lidere e shtëpisë iu dha një “avantazh” në lojë që vetëm i tillë nuk ishte.
Ajo pati mundësi të merrte informacione nga jashtë, se si u prit loja e saj jashtë “BBVA”.
Produksioni kishte përgatitur për të një klip me disa nga titujt e lajmeve që kanë qarkulluar këto kohë në lidhje me të dhe situatat që është përfshirë brenda shtëpisë.
Pjesë e klipit ishte edhe reagimi i Efit në lidhje me situatën e saj me Luizin tek lavamani, e cila konsiderohej “dhunë”.
Gjithashtu edhe reagimet e fundit të Kejvinës.
E gjitha kjo përnjëherësh ishte si një tronditje për Kiarën, e cila doli shumë e prekur nga dhoma e rrëfimit.
Një reagim u dha edhe nga shoqja e saj Klea Huta.
Klea ka reaguar pas klipit që iu dha Kiarës, duke e cilësuar një përmbledhje të shëmtuar.
Përpos kësaj, Klea ka ndarë në Instagram edhe kuptimin e fjalës avantazh në fjalor, duke dashur të tregojë që kjo fjalë do të thotë një përfitim, një epërsi dhe jo një goditje që sipas saj iu bë Kiara Titos.