1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

AUV nuk ndalon vajin e palmës, që pretendohet se është kancerogjen

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njofton se produktet të cilat janë të përbëra nga qumështi dhe kanë të zëvendësuar yndyrën shtazore me atë bimore duke e përfshirë edhe vajin e palmës, nuk janë ilegale përderisa deklarohet në etiketë përbërja e produktit dhe produkti si i tillë nuk emërtohet si “ qumësht” ose “djath” me ç’rast do të konsiderohej si hutim i konsumatorit, transmeton Indeksonline.

Kohës së fundit nga Autoriteti Evropian për Siguri Ushqimore është dhënë Opinion për vajrat bimore të procesuara përfshirë edhe vajin e palmës, për veti kancerogjene dhe gjenogene, kur ato gjatë procesit të prodhimit të tyre arrijnë trajtimin në temperaturë mbi 200 °C.

“Përderisa nuk merret ndonjë vendim për ndalimin e yndyrave bimore, përfshirë vajin e palmës në produkte ushqimore nga institucione relevante ndërkombëtare të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për vlerësime shkencore përfundimtare, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk vendosë ndalesë në përdorimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë me kontrollet zyrtare, shtimin e frekuencës së kontrolleve tek operatorët e biznesit me ushqim dhe mostrimit të produkteve, për të eliminuar dhe parandaluar çfarëdo keqinterpretimi eventual me ushqim në veçanti të produkteve me yndyrë bimore si nga importi ashtu edhe tek prodhuesit vendorë.

Gjithsesi, AUV vazhdimisht informohet mbi publikimet dhe risitë, nga Autoritetet Evropiane  në rast të marrjes së masave të duhura krahasimisht me vendet e BE-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img