6.8 C
Pristina
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

spot_img

AUV merr masa pasi në Shqipëri u shfaq rasti i parë me gripin e shpendëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV), ka ngritur masat e kontrollit për ngarkesat me produkte me origjinë shtazore, kafshë dhe shpezë të gjalla nga zona e Durrësit të Shqipërisë, pasi atje u konfirmua rasti i parë me gripin e shpendëve, i njohur si H5N1.

AUV thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve të Shqipërisë për të marrë informacione të përditësuara mbi situatën zoonotike lidhur me prezencën e gripit të shpendëve, nëntipi H5N1.

Aktualisht, një fermë në afërsi të Durrësit është identifikuar si e prekur nga kjo sëmundje.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, AUV ka vendosur masa të menjëhershme të kontrollit kufitar. Inspektorët veterinarë kufitarë janë urdhëruar të kryejnë kontrolle të detajuara mbi ngarkesat me produkte ushqimore me origjinë shtazore, si dhe mbi kafshët apo shpendët e gjalla, duke zbatuar në përpikëri procedurat e kontrollit për të parandaluar përhapjen e mundshme të sëmundjes në vendin tonë”.

“Për momentin, situata e gripit të shpendëve mbetet e kufizuar në një fermë të izoluar, ndërsa autoritetet shqiptare kanë marrë masa të menjëhershme për izolimin e zonës dhe ndalimin e qarkullimit të brendshëm. Nuk është vlerësuar e nevojshme vendosja e masave kufizuese për importin e përgjithshëm, pasi Kosova nuk ka import të shpendëve të gjalla nga kjo zonë. Aktualisht, rreziku i përhapjes së gripit H5N1 përmes importit mbetet i ulët. Megjithatë, AUV është në gjendje gatishmërie dhe do të përshtatë masat sipas zhvillimit të situatës”, tha AUV në një njoftim për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img