Site icon PrishtinaPress

AUV me apel: Mos therrni kurban jashtë therrtoreve

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që kurbanet të mos theren jashtë thertoreve të licencuara nga kjo agjenci dhe janë nën mbikëqyrje të kontrolleve zyrtare të inspektorëve veterinarë.

Në njoftimin e AUV-it thuhet se therja e kafshëve në hapësira publike dhe çdo vend tjetër që nuk është i destinuar për këtë aktivitet ndalohet me ligj dhe parashihen edhe masa ndëshkimore.

“Inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me Policinë do të mbikëqyrin respektimin e urdhëresave”, thuhet më tej në njoftim.

AUV-i ka shtuar se kafshët që theren për konsum mbi të gjitha duhet të jenë të kontrolluara.

Exit mobile version