Importi i mishit dhe nënprodukteve të mishit nga shteti i Brazilit është lejuar vetëm nga lista e thertoreve dhe fabrikave të cilat kanë qenë të aprovuara nga Bashkimi Evropian apo qe u lejohet të eksportojnë ne BE, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Asnjëra nga fabrikat të cilat kanë shitur mish të dyshimtë nuk është ne këtë listë, për ketë arsye ende për momentin nuk është ndërmarr ndonjë vendim për ndalës nga ne dhe vendet e BE-së, transmeton lajmi.net.
“Ne si autoritet kemi ngritur nivelin e kontrollit në kufij për ngarkesat qe vijnë nga Brazili. Jemi duke monitoruar vazhdimisht sistemet e lajmërimit të rrezikut siç janë RASSF dhe Traces sistem. Ku të gjitha vendimet apo njoftimet për ndonjë rrezik në ndonjë ngarkese bëhen publike, po ashtu kemi kontakte të vazhdueshme me autoritete të shteteve dhe të BE-së. Çfarëdo mase qe do të ndërmerret nga ana e tyre ne do ta aplikojmë edhe ne vendin tonë. Ne me trupat tona inspektuese jemi permanent në pikat e kontrollit kufitar dhe terminale doganore. Asnjë ngarkesë me ushqime pa aprovimin tonë nuk zhdoganohet, andaj mbi secilin dyshim të paraqitur veprojmë konformë rregullave ligjore për të garantuar siguri të produkteve ushqimore për konsum”, thuhet në njoftim.