-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AUV konfiskon mbi 1 mijë e 600 kg mish në Ferizaj

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfiskuar mbi 1600 kg mish dhe nënprodukte të tij, në një aksion kontrolli të realizuar në të gjitha mishtoret në Ferizaj.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi, ka thënë për teve1.info, ka thënë se janë marrë masa në secilin rast ku është kryer veprimtari në kundërshtim me ligjin.

“Sasia totale e produkteve të ndaluara është 1670 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj). Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera”, ka thënë ai.

Thaçi ka treguar se rastet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes.

“Problemet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur ( vulosur), dhe sasitë̈ tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik (terjes, tharjes, tymosjes)”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se në shumicën e mishtorëve kushtet higjenike ishin të mira.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img