1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave e quan të jashtëligjshëm linjën Mitrovicë – Beograd

Nisur nga informacionet e fundit, rreth mundësisë së fillimit të transportit të udhëtarëve me tren, në linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë, Autoritetit Rregullativ i Hekurudhave, përmes një njoftimi për media thotë se është duke përcjellë më kujdes ketë situatë.

Në njoftim shpreh shqetësimin për këto paralajmërime për transport hekurudhor pa përfillur Ligjin bazik Nr. 04/L-063 të Hekurudhave të Kosovës.

“Në bazë të Ligjit të Hekurudhave të Kosovës, i vetmi autoritet përgjegjës në Kosovë për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe dhënien e certifikatave dhe autorizimeve të sigurisë për nënsisteme hekurudhore është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës (ARH). Në ketë drejtim, dëshirojmë të informojmë institucionet e vendit, qytetarët dhe të gjithë akterët, duke u bazuar në Ligjin e lartcekur, Neni 91, në mënyrë shumë të qartë dhe specifike e ndalon operimin e një ndërmarrje hekurudhore, brenda territorit të Republikës së Kosovës, pa qenë paraprakisht e licencuar dhe e pajisur me Certifikatë të Sigurisë”, thuhet në njoftim, teksa bashkon edhe këtë Nen.

“Është e ndaluar të operohet me shërbime hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë pa licencë të domosdoshme, certifikata dhe autorizimeˮ.

“Ne si ARH konfirmojmë se kompanitë në fjalë janë ilegale dhe se asnjë kërkesë apo aplikacion për Licencë apo Certifikatë të Sigurisë nuk është pranuar nga ana jonë për operime me trena pos kompanive që tanimë janë të licencuara dhe të pajisura me Certifikatën e Sigurisë tek ne si Rregullator përgjegjës. Si rrjedhojë, çdo operim i cilës do ndërmarrje hekurudhore pa u pajisur me Licencë si dhe Certifikatë të Sigurisë është i kundërligjshëm dhe i papranueshëm për ne”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img