-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Autoriteti i Hekurudhave kundër udhëzimit, ende me targa jo zyrtare

Konkluzioni për menaxhimin financiar dhe kontrollin e menaxhimit të pasurive i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, mbetet si shqetësim, pasi ky organ i pavarur nuk është duke u zbatuar rregullat lidhur me zhvlerësimin e pasurive nën 1,000 euro. Kurse, veturat ende mbaheshin të regjistruar me targa jozyrtare, ndërsa, pajisjet në shfrytëzim nga anëtarët e bordit të kaluar nuk ishin kthyer ende.
Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, ku theksohet se vlera e bartur si kursime apo suficit mbetet si shqetësim që po përsëritet vit pas viti.
Sipas Auditorit për shkak të vonesave në zgjedhjen e Bordit të ri me kohë nga Kuvendi, buxheti i ARH-së po pëson ndryshime, përkatësisht shkurtime buxhetore.
“Regjistrimi i veturave ende është me targa jo zyrtare, përkundër që udhëzimi i brendshëm kërkon përdorimin e targave zyrtare; dhe anëtarët e  Bordit, gjatë mandatit të tyre ishin të ngarkuar me  mjete pune (llaptop dhe telefona mobil) për kryerjen e detyrave zyrtare. Nga viti 2014 ka kaluar mandati i Bordit, ndërsa, dy nga anëtarët e këtij bordi nuk i kanë dorëzuar pajisjet, edhe pse menaxhmenti i ARH-së ka marrë masa dhe ka bërë kërkesa me shkrim për të adresuar këtë çështje”, thuhet në raportin e Auditorit.
Ndryshe, ARH-ja, të hyrat i ka vetëm nga granti i Qeverisë së Kosovës me gjithsej 237,903 euro, vetëm gjatë vitit 2015, ku shumica e buxhetit shpenzohet për paga dhe mëditje. Vetëm gjatë vitit që shkoi për pagat janë shpenzuar 123,270 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img