9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Autoritetet kufitare në Merdare gjejnë një armë në bagazhin e një autobusi të udhëtarëve, ishte fshehur në valixhe

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes, në pikëkalimin kufitar në Merdare, zyrtarët policorë bashkë me ata të doganës, gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi, kanë gjetur një revole me gas, e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh, raporton Express.

Sipas Policisë, autobusi ishte i një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë.

“Më datën 20.12.2023 në ora 09:05 në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarë policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganor gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, me vozitës m/k dhe ndihmës vozitës m/k kanë gjetur një armë (revole me gas), e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh.

Arma e gjetur është sekuestruar, me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse””, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img