1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Autoritetet finlandeze zbulojnë erë të ngjashme me sulfurin në rajonin e Helsinkit

Një erë e fortë e ngjashme me atë të sulfurit ose gomës së djegur u zbulua në rajonin përreth kryeqytetit të Finlandës, Helsinki, thanë të dielën nga Departamenti i Shpëtimit të qytetit.

Era është raportuar në një zonë që përfshin të paktën 60 kilometra përgjatë vijës bregdetare jugore të Finlandës, tha departamenti.

“Departamenti i Shpëtimit dhe autoritetet e tjera po shqyrtojnë çështjen”, shkruhet në një postim në X.

“Nuk kishte asnjë tregues të menjëhershëm se era ishte një rrezik për shëndetin”, thuhet tutje.

Media ruse Fontanka raportoi të dielën se banorët në disa zona të Shën Petersburgut, qyteti rus më afër Finlandës, ishin ankuar për një erë të pakëndshme, duke e krahasuar atë me atë të gazit, mbeturinave ose gomës së djegur.

Sipas autoriteteve lokale të cituara nga Fontanka, stacionet e monitorimit nuk kishin regjistruar asgjë mbi nivelet e lejuara të ndotjes së ajrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img