2.5 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Autori i vrasjes së 27-vjeçarit përlotet para policëve: Më vjen keq për shokun, jo për burgun që do bëj

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e djeshme, pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema (të njohurit të shumë VIP-ave) në rrugën “5 Maji”.

Ai i qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema, i cili u shpreh se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.

Autori u vetëdorëzua në polici mëngjesin e sotëm. Ndërsa në Drejtorinë e Tiranës u vetëdorëzua pas negociatave të policisë me avokatin dhe familjarët e tij. Gjithashtu në polici është dorëzuar edhe Frenklin Myftari, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Mes lotësh, Dema është shprehur në polici se nuk donte që ta vriste shokun dhe se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur. Ai ndër të tjera ka thënë se arma ishte pa karikator dhe se e kishte sjellë në tavolinë Mehmet Qema. Gjithashtu ai shprehet se pas krimit ka qenë i tronditur dhe nuk e mban mend ku e ka lënë armën, thuhet në dëshminë e BallkanWeb.

Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img