Ka dalë në media fotoja e momentit kur autori i drejton armën biznesmenit Ardian Nikulajn, duke e lënë atë të vdekur në ambientet e biznesit të tij në Shëngjin.
Siç shihet autori mbante në kokë skafandër, maskë Covid, e jelek fosforeshent. Ndërkohë biznesmeni ndodhet i ulur në tavolinë duke pirë kafe.
Në pamje shihet edhe një person i tretë, roli i të cilit momentalisht mbetet i paqartë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 minuta, në kompleksin në pronësi të 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, në hyrje të Lezhës.