1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Autorët më të mirë shqiptarë pjesë e Panairit të Librit në Torino

Panairi i Librit të Torinos pret mbi një mijë botues çdo vit, nga grupe të mëdha te të pavarurit, në një itinerar ekspozite prej 110,000 metrash katrorë përgjatë katër pavioneve, në mjedisin e Lingotto, Fiere. Për botuesit, Salone është rasti më i rëndësishëm për shitjen dhe prezantimin e librit.

Për herë të parë, Panairi i Librit të Torinos parashikon historinë me temën që karakterizon ngjarjen çdo vit me mbrëmjen speciale: Përmes xhamit: një lexim i elektrizuar i Lewis Carroll dhe Gilberto Centit përmes pasqyrave dhe ekraneve.

Në Salone, Shqipëria – vendi mysafir i edicionit XXXV të Panairit të Librit – do të kujdeset për një program që synon të sjellë autorë shqiptarë në Lingotto, ku përveç kantautorit multiinstrumentalist Ermal Meta, të pranishëm do të jenë edhe: Ylljet Aliçka, Enkel Demi (i njohur me pseudonimin Tom Kuka), Benko Gjata, Anilda Ibrahimi, Fatos Kongoli, Darien Levani, Matteo Mandalà, Virgjil Muçi, Liridon Mulaj, Lucia Nadin, Ardian Ndreca, Bashkim Shehu, Ornela Vorpsi , Tobias Xhaxhiu, Lea Ypi.

Panairi do të mbahet nga data 18 deri më 22 prill.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img