0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Autor i masakrës së trefishtë planifikoi vrasjet në burg

Autori i masakrës së trefishtë ditën e djeshme në Tiranë, Dan Hutra i kishte planifikuar vrasjet në ambientet e burgut, sapo të dilte nga qelia.

Burime për Abc News bëjnë me dije se Hutra kishte në plan të vriste edhe një person të katërt. Këtë gjë, ai ia tha policisë sapo e prangosën në kodrat e Sharrës.

40-vjeçari bënte fajtor për vdekjen e të atit një burrë që jetonte në Vaqarr, të cilin shkoi ta vriste pas masakrës në Paskuqan, por deri në prangosje nuk kishte arritur ta gjente.

Sipas burimeve nga policia, Hutra ishte i mirëarmatosur me municione, ndërsa ishte çështje kohe të qëllonte nëse nuk do të ishte vënë në pranga.

Policia shpjegoi dinamikën e ngjarjeve të rënda të së mërkurës, ku Hutra ka shkuar fillimisht në Astir dhe ka plagosur me thikë shtetasen M. G., 40 vjece.

Më pas, shkoi me një makinë që e kishte marrë me qera, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Ai plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img