Një burrë në Zveçan ka raportuar në polici se një automjet i panjohur ka goditur një shtyllë të metalit, e cila më pas kishte goditur veturën e ankuesit dhe e ka dëmtuar.
Rasti është duke u hetuar nga policia, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se një automjet i panjohur ka goditur një shtyllë të metalit, e cila shtyllë më pas kishte goditur veturën e ankuesit dhe e ka dëmtuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.