Një numër i automjeteve të KFOR-it janë nisur drejt Mitrovicës së veriut.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga dalja e Prishtinës ku shihet se si automjetet e misionit të NATO-s në Kosovë kanë marrë rrugën për atje.
Sot gjatë një operacioni policor është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës në Zveçan.
Bëhet fjalë për Milun Milenkoviq- Llune, anëtar i “Mbrojtjes Civile”.
Pas arrestimit të tij në Mitrovicën e veriut është lëshuar edhe alarmi.