Site icon PrishtinaPress

“Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë”, Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në  konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin, në kuadër të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen me 9 qershor. Ai ka thënë se qëndrojnë bashkë në mbrojtje të demokracisë përballë autokracive në rritje në kontinentin tonë.

“Në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë. Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë Kurti.

“Kjo konferencë, e mbajtur sot në Berlin, theksoi premtimin që Partia e Socialistëve Evropian do të jetë një zë i besueshëm dhe i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë dhe për ruajtjen e demokracisë. Nuk do të ketë pra as bashkëpunim e as koalicione me të djathtën ekstreme në Parlamentin Evropian”, thuhet ndërkaq në njoftimin e Vetëvendosjes.

Exit mobile version