Site icon PrishtinaPress

Autobusi i Kosovës sulmohet në Serbi, reagon ashpër Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në OKB, Vlora Çitaku me anë të një postimi në facebook ka njoftuar se një autobus nga Kosova është sulmuar në Serbi.

Sipas postimit të Çitakut në facebook, raportet tregojnë se nga ky sulm askush nuk është i lënduar, transmeton lajmi.net

Ajo ka thënë, se tash duhet të thirret edhe një mbledhje e Këshillit të Sigurimit, duke lënë të kuptohet se po të sulmohej një autobus serb në Kosovë, do të kishte reagime të shumta nga BE-ja.

“Një autobus nga Kosova është sulmuar sot në Serbi. Fatmirësisht sipas raporteve askush nuk u lëndua. Ndoshta duhet të thërrasim mbledhje të Këshillit të Sigurimit. Standarde të dyfishta, Hipokrizi. P.S – A ka dikush nga Bashkësia Ndërkombëtare ta dënojë sulmin”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social facebook.

Exit mobile version