Një person ka pësuar lëndime trupore shkaku i goditjes nga autobusi.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj dje rreth orës 17:30, ka bërë të ditur policia.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë ishin një autobus me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësor mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./Prishtinapress/