18.9 C
Pristina
Sunday, March 16, 2025

Buy now

spot_img

Autobusi bie nga ura, 10 persona humbin jetë 55 të tjerë plagosen

Një autobusi që po transportonte pelegrinët hindu në një faltore në Kashmirin, është rrëzuar nga ura në një grykë Himalaje.

10 persona kanë vdekur dhe 55 të tjerë janë plagosur në aksident. Sipas policisë autobusi ishte i mbingarkuar.

Autobusi po udhëtonte nga Amritsar në shtetin verior të Punjabit në drejtim të Katra kur ra në grykën pranë Jammu. Një vinç u përdor për të nxjerrë autobusin e shkatarruar, ndërkohë që dhjetëra njerëz ishin duke e parë.

Pasagjerët po vizitonin faltoren e Vaishno Devi, e cila është shumë e nderuar nga hindusët dhe qindra mijëra njerëz e vizitojnë çdo vit. Oficeri i policisë Chandan Kohli tha se të vdekurit ishin nga shteti Bihar i Indisë, por  emrat nuk janë bërë ende publike.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img