Site icon PrishtinaPress

Autobusët ndërurbanë s’e respektojnë vendimin për të mos lëvizur brenda Prishtinës

Kompania e autobusëve “Erona” nuk duhet të lëvizë brenda Prishtinës, megjithatë këtë e bëri edhe të shtunën. Kjo e irritoi operatorin tjetër “Egzoni” që e ka këtë të drejtë, prandaj edhe ia bllokoi kalimin.

Kështu për disa minuta qarkullimi i automjeteve në lagjen Dardania u vështirësua derisa erdhi policia. Kjo situatë bëri që shoferët e të dy autobusëve të shoqërohen për në stacionin policor.

Televizioni ka kërkuar një përgjigje nga organet e rendit rreth asaj që është ndërmarrë për këtë rast, por gjatë të shtunës nuk ka pasur. Ndërkohë po me kompaninë “Erona” dhe me atë “Afërdita”, të dyja nga Lipjani, problem kanë edhe dy operatorë të tjerë nga Fushë Kosova.

Exit mobile version