14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Autobusët e “Trafikut Urban” pajisen me WI-FI

Autobusët e “Trafikut Urban” që nga sot janë të pajisur me WI-FI, duke u mundësuar udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit, raporton EO.

Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, tha para gazetarëve se kostoja e këtij shërbimi është 2 mijë euro në muaj, ndërsa pajisjet janë dhuruar falas nga IPKO.

Ai tha se nuk do të këtë rritje të pagesë në bileta të qytetarëve edhe pse është shtuar ky shërbim, ndërsa përmendi edhe ardhjen e 30 autobusëve të rinj.

“Pas një kohë te kemi ndoshta vendi i parë në rajon të kemi në autobusët tonë WI-FI, internet pa pagesë. Kjo iniciativë është më shumë se gjithçka tjetër. Ta bëjmë sa më atraktiv transportin publikë. Nuk është një buxhet shumë i madh është diku rreth 2500 euro që na kushton në muaj. Po ashtu duhet thënë që operatori IPKO ka ndihmuar me teknologjinë të cilën e kanë dhuruar dhe atë e kemi pa pagesë nga IPKO”, u shpreh Maraj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img