Site icon PrishtinaPress

Autoblindat e Njësisë Speciale vendosen në pikën kufitare në Jarinjë

Autoblindat e Njësisë Speciale sonte janë vendosur në pikën kufitare në Jarinjë.

Të gjithë zyrtarët policorë nga komuniteti serbë nga mëngjesi i ditës së sotme nuk janë në vendin e tyre të punës në këtë pikë kufitare. Ata kanë dhënë dorëheqje.

Aktualisht nuk ka shumë vetura duke qarkulluar në këtë pikë kufitare që lidh Kosovën më Serbinë.

Mbi 100 zyrtarë policorë serbë, të cilët janë të punësuar në Policinë e Kosovës, i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre me shkrim në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, të dielën e gjashtë nëntorit.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur dorëheqje të punonjësve policorë të komunitetit serb në veri të vendit.

Ndryshe, që nga një nëntori, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj – në tri faza – për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Exit mobile version