Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar homologun e tij austriak, Alexander Van der Belen.
Gjatë ditës së sotme presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Belen, transmeton lajmi.net.
Gjatë këtij takimi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar homologut të tij austriak, Van der Belen, që Austria pavarësisht se e njeh dhe e përkrah Kosovën si shtet, të mos ‘ngutet’ në vendimin ë saj për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe themelimin e ushtrisë deri në një marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Mirëpo, presidenti austriak Van der Belen, ia ka rikujtuar Vuçiqit se kushti kryesor i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian është zgjidhja e problemit me Kosovës, përcjell lajmi.net.
Siç shkruajnë mediat serbe, pas këtij takimi Vuçiq ka deklaruar se ky kusht i BE-së për Serbinë tashmë nuk është më një risi.
“Nëse Beogradi dhe Prishtina i zgjidhin problemet e tyre, ky është një nga kushtet që Serbia të bëhet anëtare e BE-së. Nëse e arrijmë këtë pavarësisht vullnetit që ne e tregojmë si një zgjidhje kompromisi, askush nuk mund ta garantojë atë, por ne do të përpiqemi të luftojmë për një zgjidhje kompromisi”, shpjegoi Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se Serbia është gjithmonë e gatshme të flasë dhe të ketë një dialog të hapur mbi çështjet kyçe dhe se “është e nevojshme të arrihet një zgjidhje kompromisi, por jo Serbia të dal humbëse në këtë kompromis”.
Këto komente u bën pas takimi që u zhvillua në Austri.