Tre anëtarët e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, janë ngjitur në majën më të lartë në Austri.
Bardhosh Morina, Lira Avdiu dhe Anjeza Vokshi, para dy ditësh janë ngjitur në majën e Grossglocknerit, me një lartësi prej 3 mijë 798 metrash.
Sipas ShKShMK-së, këto ngjitje dëshmojnë profesionalizmin e tyre, teksa u ka uruar suksese të tjera.
“I urojmë për këtë ngjitje në kushte dimërore dhe ju dëshirojmë suksese të tjera”, thuhet n njoftim.