Australia do të prezantojë ligje që do t’u japin punëtorëve të drejtën të injorojnë thirrjet dhe mesazhet e paarsyeshme nga shefat e tyre jashtë orarit të punës pa pasoja, ndërsa punëdhënësit që shkelin rregullin do të duhet të paguajnë gjoba.
E ashtuquajtura “e drejta për të hequr dorë” është pjesë e një sërë ndryshimesh në ligj që duhet të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe të ndihmojnë në vendosjen e një ekuilibri midis punës dhe jetës private, raporton Reuters.
“Një shumicë e senatorëve pranuan se e mbështesin projektligjin”, tha ministri i Punësimit, Tony Burke i Partisë Laburiste në pushtet. Projektligji pritet të prezantohet në Parlamentin Australian këtë javë.