-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Aurela Hoxha: Shqipëria nuk më ofron asgjë! (Foto/Video)

Të kesh ndjekës në rrjetet sociale, e të kesh krijuar një imazh publik, ka edhe një kosto për të cilën pak herë mendojmë.
Teksa i shohim modelet e njohura gjithnjë të kuruara, në ambiente publike apo studio televizive, nuk na shkon ndërmend se ato vuajnë nga mungesa e lirisë. Edhe në botë, personazhet publike ankohen hera-herës për humbjen e privatësisë. Fjala vjen, ato nuk mund të dalin sa herë që duan nga shtëpia me shapka me gisht, të pakrehura apo me një veshje të papërshtatshme.

aurela

Aurela Hoxha, një modele karriere dhe fashion- blogere, e ka megjithatë një zgjidhje për t’u ndjerë vetvetja. E ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ajo ka thënë se Shqipëria nuk ta ofron këtë gjë, e ndaj preferon të shkojë vazhdimisht jashtë shtetit.
“Zgjidhja është të marrësh avionin e parë dhe të shkosh në një vend që nuk të njohin, ku ti mund të kënaqesh e të ndihesh e lirë. Jo gjithnjë mund të dalësh pa grim, apo me flokët e kapura; në Shqipëri situata të tilla janë të sikletshme, sepse edhe nëse je tek kafja e lagjes padyshim që do thonë: Si ia ka lejuar vetes të dali kështu!”
E pyetur se çfarë bën në rastet kur patjetër i duhet të jetë në Shqipëri, ajo ka shtuar duke qeshur “Përpiqem t’i evitoj vendet publike. Frekuentoj ambientet e punës më së shumti, sepse jo gjithnjë ia del të jesh në formë. Zgjidhje mund të jetë edhe një kafe turke me mamin, në shtëpi, pse jo! Prandaj edhe i dua vendet jashtë, aty ku njerëzit, të famshëm dhe jo, janë të gjithë të lirë”,ka thënë Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img