Regjisori Bekim Lumi është duke u përballur me një sëmundje të rend.
Andaj, prej disa ditësh artistë e personazhe të famshëm në Kosovë kanë nisur një fushatë sensibilizimi për t’i ardhur në ndihmë, shkruan lajmi.net
Kësaj nisme i është bashkangjitur edhe këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka ndarë dhimbjen me ndjekësit të cilët edhe i ka ftuar për t’a ndihmuar.
‘’ Sëmundja nuk pyet, as nëse ke fëmijë, as nëse je fëmije, nuk njeh as pozitë…’’, ishin fjalët e saj.
Për ta ndihmuar Bekim Lumin online kliko këtu ndërsa ndihmë në Kosovë mund të ofroni edhe duke dërguar një mesazh në numrin 55103 me tekst: BEKIM