0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Auditori paralajmëron Shpend Ahmetin: Do t’i hetojmë kontratat mbi vepër

Komuna e Prishtinës do t’i nënshtrohet një auditimi të dytë brenda këtij viti, por kësaj radhe nga Auditori i Përgjithshëm, i cili ka në fokus të punësuarit me kontratë mbi vepër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo, për shkak se Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2015 ka punësuar 276 persona për shërbime të veçanta, nga 1.300 të punësuar me kontratë mbi vepër, sa janë identifikuar se janë punësuar në nivel vendi nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale. Në Raportin e Auditimit për vitin 2015 në Komunën e Prishtinës, ZAGJ-i ka nxjerrë të dhëna se gjatë këtij viti ishin angazhuar 276 zyrtarë (siguruar nga regjistri i furnitorëve), të cilët janë paguar në vlerë prej 463.849 € me kontrata për shërbime të veçanta.
Prej tyre, 31 janë angazhuar në një projekt ndërmjet Komunës dhe HELVETAS dhe 53 punojnë në kuzhina dhe shërbim të ushqimit për institucionet parashkollore, kurse pjesa tjetër prej 192 vetash është e angazhuar në programet e përhershme të punës si ofiqarë, inspektorë, zyrtarë të lartë, regjistrues, anketues etj., pa ndonjë procedurë të rekrutimit, apo prokurimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img