0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Auditori gjen parregullsi në KQZ: Shpalosje jo e saktë e llogarive të arkëtueshme

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa parregullsi në raportin e auditimit për vitin 2022 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

ZKA ka evidentuar si të gjetura shpalosjen jo të saktë të llogarive të arkëtueshme dhe dobësi në mënaxhimin e pasurisë në KQZ.

KQZ në Pasqyrat Financiare Vjetore (PFV) e vitit 2022 ka shpalosur llogari të arkëtueshme në vlerë prej 29.342 euro.

Kjo vlerë përbëhet nga gjobat e shqiptuara subjekteve politike për shkak të vonesave në dorëzimin e raporteve vjetore, raporteve të fushatave zgjedhore si dhe azhurnimeve të këtyre raporteve.

“Gjatë auditimit kemi vërejtur që llogaria e arkëtueshme e prezantuar në Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF) ishte nënvlerësuar për 1,335.80. Në PVF vlera e paraqitur e llogarisë së arkëtueshme ishte 29,342, ndërsa në regjistrin e llogarive të arkëtueshme ishte 30,677.80 euro”, thuhet në raportin e ZKA-së.

ZKA ka rekomanduar kryetarin e KQZ-së se duhet të sigurojë se llogaritë e arkëtueshme janë të evidentuara saktë dhe me kohë, në mënyrë që në kohën e përgatitjes së PVF-ve për vitin 2023 vlera e tyre të shpaloset saktë.

Sipas Rregullores së Ministrisë së Financave, për Raportim Vjetor Financiar nga Organizatat Buxhetore, Organizatat Buxhetore që mbledhin të hyra, janë të detyruara të mbajnë regjistra të të hyrave të mbledhura dhe shumat e faturuara e të pa arkëtuara. Ndërsa, të arkëtueshmet shpalosen në raportin vjetor financiar në tabelën përkatëse sipas llojit të hyrave.

“Gjatë testimit të pasurisë jo financiare kapitale (mbi 1000-SIMFK) kemi vërejtur se vlera e prezantuar e këtyre pasurive në PVF ishte mbivlerësuar për 104,190€. Kjo ka rrjedhë si rezultat i një pagese për modifikimin e softuerit të QNR-së dhe K-Vote për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e cila është realizuar në vitin 2021 dhe ishte evidentuar gabimisht në regjistrin e pasurive jo financiare – kapitale. Ky shpenzim i takonte kategorisë së mallrave dhe shërbimeve.

Po ashtu te regjistri i pasurisë jo financiare – jo kapitale (sistemin e-pasuria pasurit nën 1000€), ZKA ka evidentuar një pasuri në vlerë 1,584€ në dhjetor të vitit 2022, ndërsa pranimi i pasurisë është bërë në shkurt të 2023.

“Më tej, te regjistri i pasurisë jo financiare – jo kapitale (sistemin e-pasuria pasurit nën 1000€) ishte evidentuar një pasuri me vlerë 1,584€ në dhjetor të vitit 2022, ndërsa pranimi i pasurisë është bërë në shkurt të 2023.Ndërsa, vlera e pasurisë kapitale ishte nënvlerësuar për 1,296€ pasi që një laptop i blerë me 21.07.2022 nuk ishte regjistruar në SIMFK. Kjo kishte ndodhur për shkak të funksionimit jo të mirë të kontrolleve të brendshme dhe mungesës së përgjegjësisë në kryerjen e detyrave nga zyrtarët kompetent”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas auditorit mos regjistrimi i pasurisë në regjistrat përkatës të pasurive jo financiare ndikon në prezantim jo të drejt të pasurive në PVF dhe pamundëson një menaxhim dhe kontroll efektiv mbi pasuritë me rrezikun që pasuritë të humbin apo keqpërdoren.

ZKA rekomandon kryetarin e KQZ-së se duhet të forcojë kontrollet e brendshme në menaxhimin e pasurisë jo financiare kapitale dhe jo kapitale, të rishikoj regjistrin e pasurisë si dhe t’i bëjë korrigjimet e nevojshme për të siguruar që regjistrat e pasurisë të jenë të plotë dhe të saktë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img