Site icon PrishtinaPress

Audioncizimi i bisedës Kusari -Lila dhe Nënkryetarit të Listës Srpska, çfarë tha shefja e grupit Parlamentar të VV’së

Të hënën  është publikuar një audioincizim  i një bisede mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari dhe Nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Pas publikimit të materialit Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar të nisin hetimet ndaj zyrtares së lartë të VV’së.

Aty Simiq i thotë Kusarit se ajo ka folur 30-40 minuta me “Milanin”, që, sipas “Nacionale” që i ka publikuar këto audio-incizime bëhet fjalë për Milan Radojciqin, një njëri me ndikim në Listën Serbe dhe në veri të vendit, i cili është në listë të zezë të SHBA-së.

Shefja e GP të LV-së ia kthen në serbisht se biseda ka zgjatur “2-3 minuta”.

Por, Kusari -Lila në një prononcim  i ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq, që ka qenë shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe dhe Slavko Simiqin. Ajo thotë se me këtë zyrtarë ka folur për punën në Kuvend, specifikisht për tri projektligje.

“Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po ju mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë pjesë e Kuvendit, komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda Kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcjellë këtë komunikim; Ka qenë Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe kërkesat që ata vazhdimisht i kanë parashtruar në raport me mjetet transportuese, qofshin mortore ose ambulante dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Pra krejt ka qenë nën këtë kuptim, përderisa për aludimin e komunikimit të personit në fjalë për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiq dhe Slavko Simiq, që tash e kanë treguar që përkundër përpjekjeve për çfarëdo normaliteti në kuptimin e përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto supozime të një portali në veçanti, e tregojnë përpjekjen e dëshpëruar të tyre për të treguar një pamje tjetër për asaj se çfarë po ndodh në terren”, u shpreh ajo.

Shefja e GP të VV-së tha se përgjimi është “përpjekje e dëshpëruar për të njollosur pushtetin.”

“Mos të harrojmë, sot në terren janë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, sot individë të lidhura me këto grupe kriminale po arrestohen, natyrisht sipas veprave të cilat i kanë bërë dhe gradualisht veriu po i kthehet normaliteti. Prandaj, krejt çka mund të them është një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur së pari Qeverinë, e pastaj pozitën. Për mua është paksa edhe absurde mënyra dhe forma, por gjithsesi që jam këtu për secilin që ka pyetje me këtë”, u shpreh ajo.

Kusari-Lila tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiqin, i cili ka urdhërarrest nga Policia e Kosovës për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Për Radojciqin tha se do të arrestohet në momentin që do të kapet nga Policia.

“Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radojçiqin. Unë i përmenda, kanë qenë dy përfaqësues këtu që ishin, përderisa gjatë gjithë kohës i kam refuzuar dhe i kam rezistuar komunikimit me të dhe komunikimi çfarë kanë pasur Lista serbe me Milan Radojçiqin është çështje e tyre, e kanë nënkryetar, ai dihet se si është dhe në Qeverinë Kurti është kthyer aktakuza dhe është kthyer urdhërarresti, prandaj edhe në momentin që do të zihet ai do të arrestohet. Prandaj nuk ka ndonjë hapësirë për ndonjë komunikim tjetër në raport me këtë person”.

Exit mobile version