Site icon PrishtinaPress

Audio-incizimet Kusari – Simiq, AAK paralajmëron protesta kundër Kurtit

Daut Haradinaj, anëtar i AAK-së, ka reaguar për incizimet e reja mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit, ku në këto incizime të reja, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, ku e kritikon Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, për fryerje të listës së veteranëve të UÇK-së.

Për këto incizime Haradinaj në rrjetin social Facebook ka komentuar përgjimet si dhe e ka quajtur “turpi ka emër”.

Por reagimet e antarit të AAK-së nuk kanë te ndalur ndaj shefës së grupit parlamentar të VV-së, pasi që përsëri ka reaguar në rrjetin social Facebook duke thënë se “duket se me apo pa koordinim, protestat janë të pashmangshme”.

Exit mobile version