0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“10 mijë euro edhe del prej lojës”, si e shantazhoi “gazetari” familjarin e Fadil Nurës

Tafil Smajli është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se ka shantazhuar familjarin e kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura. Smajli siç merr vesh Insajderi i ka kërkuar Betim Lushtakut 10 mijë euro. Ai e ka kërcënuar atë se do të publikoj në portalin e tij një video nëse nuk ja jep parat. Gazeta Insajderi ka siguruar një audio incizim nga biseda mes tyre.

Tafil Smajli, i cili menaxhon portalet “Prishtina Sot” dhe “Skenderaj Press” dyshohet se ka shantazhuar Betim Lushtakun se nëse nuk i jep atij 10 mijë euro do ta publikoj një video. Me këtë ai synonte që të ia prish imazhin dhe integritetin atij.

Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj një audio incizim ekskluziv nga biseda mes Smajlit dhe Lushtakut.

Tafil Smajli aty dëgjohet duke i thënë Lushtakut “10 mijë euro edhe del prej lojës“. Ndërsa ky i fundit kërkon siguri se pasi të ia jap paratë nuk do të publikoj Smajli asgjë.

Lushtaku: Me dal tani më mi lyp 20 mijë.

Smajli: Shoku jem, a je tu kuptu ti je i daltë jashtë lojë, me qet 10 mijshe unë e msheli me ty, nuk merrem me ty.

Biseda e plotë:

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img