Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Audi, do të hedhë në treg një version special dhe përfundimtar të veturës sportive RS4, i quajtur “Edition 25”.
Kjo veturë do të kushtojë rreth 136 mijë euro. Do të ketë fuqi motorike prej 463 kuaj fuqish, raporton “Evo”.
Vetura e ka motorin me 2,9 litra V6 me 19 kuaj fuqi më shumë se modeli i zakonshëm.
Modeli special “Edition 25” është edhe më i shpejtë. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3,7 sekonda, në krahasim me kohën prej 4,1 sekondash për modelin standard.
Shpejtësia maksimale e kësaj veture është 300 kilometra në orë.