Audi-ja vazhdon që të përqafojë edhe më tutje inteligjencën artificiale teksa kompania ka filluar përdorimin e një sistemi që përdorë teknologjinë në fjalë për kontroll të cilësisë.
Sipas prodhuesit të veturave, projekti më i fundit e përdorë inteligjencën artificiale për të ekzaminuar saldimet e pikave në trupat e veturave. Audi nuk hyri në shumë specifika, por tha se kjo teknologji u zhvillua dhe u testua me sukses në Neckarsulm.
Mesa duket projekti pati një ndikim të madh, pasi që kompania ishte në gjendje që të analizonte “rreth 1.5 milionë pika saldimi në 300 vetura në çdo turn”. Përpara përdorimit të inteligjencës artificiale, punëtorët duhej që të përdornin pajisje ultrazëri që të kontrollojnë në mënyrë manuale afërsisht 5 mijë pika saldimi për veturë, raporton CarScoops
Përdorimi i inteligjencës artificiale është shumë më efikas dhe Audi tha se do t’u mundësojë atyre të kontrollojnë cilësinë në një mënyrë më objektive. Punëtorët gjithashtu janë liruar të “përqendrohen në anomalitë e mundshme”, megjithëse padyshim që do të jenë shqetësime për humbjet e mundshme të vendeve të punës në të ardhmen.
Pas suksesit të program pilotit, inteligjenca artificiale do të vihet në përdorim edhe në tre objekte të tjera deri në fund të këtij viti. Këto përfshijnë fabrikat e Audi-së në Bruksel dhe Ingolstadt, si dhe fabrikën e Volkswagen në Emden.
Sidoqoftë, kjo nuk është aq e lehtë sa instalimi i disa softuerëve siç vuri në dukje prodhuesi i automjeteve që një ekip ekspertësh duhet të ri-trajnojë modelin e AI për të identifikuar ndryshimet në cilësimet e saldimit në impiante të ndryshme.
Pasi që momentalisht nuk ka standarde apo certifikim për aplikimin e inteligjencës artificiale, prodhuesi i veturave u koordinua me Shoqatën Gjermane për Cilësi, Institutin Fraunhofer për Inxhinierinë Industriale dhe Institutin Fraunhofer për Inxhinierinë dhe Automatizimin e Prodhimit. Ky është një problem i vogël , por Audi thotë se inteligjenca artificiale mund të përdoret për të optimizuar procese të tjera në të ardhmen.